Fytyra tjetër e Ksamilit, qyteza turistike me rrugë të dëmtuara, banorët kërkojnë investim

Vetëm pak metër mbi plazhet me shezlongët e kushtueshëm, rrugët e Ksamilit duket sikur i ngjajnë një tjetër vendi, shumë larg turizmit.

Gropa, baltë e çakëll i gërryer kjo është gjendja e rrugëve ku banorët kalojnë çdo ditë.

Situata rëndohet në dimër, por edhe në verë nuk është e lehtë.

Banorët e Ksamilit thonë se gjatë sezonit turistik, pushuesit e huaj mbesin të pakënaqur me infrastrukturën rrugore.

Në raste të caktuara anulojnë edhe rezervimin.

Ata kanë ndërhyrë edhe vetë për përmirësimin e rrugëve, por sipas tyre kjo nuk është zgjidhje pasi e gjithë qyteza ka nevojë për rehabilitim të rrugëve.

Te Bashkia e Sarandës e kanë të humbur besimin, për banorët ky institucion vjen vetëm për t`u kërkuar votën dhe jo për tu shërbyer.

Pas plazheve të bukura dhe fluksit të turistëve, ana tjetër përtej detit është Ksamili i harruar, ku bashkia ka vite që nuk investon.

Fytyra tjetër e Ksamilit, qyteza turistike me rrugë të

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.