Durrës, shpërndante lëndë narkotike, në subjektin ku tregtonte materiale ndërtimi, vihet në pranga 28-vjeçari

Është vënë në pranga një 28-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, në subjektin ku tregtonte materiale ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar "December". 

Është sekuestruar 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës.”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik.  

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.