Sarandë, i gjenden 100 fara kanabis gati për kultivim, prangoset 58-vjeçari

Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 58 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak.”, njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.