Rama i bindur: Serbia do të jetë në Samitin e 6 dhjetorit

Katastrofë për Vuçiç dhe Serbinë e ka cilësuar Kryeministri Rama mospjesmarrjen e Beogradit në Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet të martën në Tiranë.

Në një konferencë per mediet, kreu i qeverisë komentoi deklaratat e Presidentit të Serbisë i cili u shpreh pak ditë më parë se nuk do të jetë pjesë e takimit të liderëve të Unionit dhe Ballkanit Perëndimor duke I konsideruar edhe qëndrime për konsum të brendshëm politik.

Edi Rama: Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në Samit, ua them këtë me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë natyrisht.

Protestën e opozitës, të paralajmëruar në datë 6 dhjetor e quajti absurde dhe njollosje për Shqipërinë.

Edi Rama: Për të tërhequr vëmendjen, për halle personale dhe për të mos e lënë Shqipërinë që të lulëzojë atë ditë në të gjitha mediat ndërkombëtare port ë ketë nga pas dhe një ferrë.

Ngjarja e të martës u shpreh ai është vlerësim për Shqipërinë teksa njoftoi mungesën në këtë aktivitet të kryeministrit të Spanjës.

Rama deklaroi se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, nuk do të jetë i pranishëm pasi ka ditën e Kushtetutës.

Rama dha detaje mbi telefonatën me Kryeministrin e Britanisë Rishi Sunak mbi çështjen e emigrantëve dhe tha se së shpejti ai mund të vizitojë Tiranën.

Edi Rama: Së shpejti do të kemi dhe nëj këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër i Britanisë së Madhe të vijë këtu për një vizitë bilateral.

Gjatë konferencës për gazetarët Kryeministri përgënjeshtroi akuzat ndaj vëllait të tij se është i përfshirë në aferat e mashtrimit me Call Center që operojnë në Bursa, së bashku me Amant Josifin, këshilltarin e ministres Olta Xhaçka.

Edi Rama: Kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në mexhelisin tonë politik.

Rama njoftoi se puna për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit, i cili mund të ketë edhe komponent ushtarkë mund të nis rreth qershorit të vitit të ardhshëm.