Dje qytet i uzinës sot qytet i të moshuarve, të rinjtë janë larguar nga Ballshi
Shtëpi që janë nxjerrë në shitje. Dyqane që jepen me qira.
Biznese me qepena të mbyllura.
Janë dëshmi të shpopullimit të Ballshit.
Në qytetin e ish-uzinës së përpunimit të thellë të naftës të rinjtë e mbetur janë të paktë në numër.
Të moshuarit thonë se fëmijët u janë larguar jashtë Shqipërisë pasi në Ballsh nuk kanë mundur të gjejnë punë.
"Iku djali e nusja,.. Une kam ngelur me plaken" thotë një i moshuar.
Një tjetër tregon: Një djalë e kam në Kanada, një tjetër në Belgjikë. Një tjetër këtu me plakën"
Fajësojnë politikën për shkatërrimin e uzinës që dikur punësonte qindra qytetarë.
Këtu gjithçka po degradon. Faji i politikanëve është. Për inat të Enver Hoxhës prishi atë që populli e bëri me buk thatë "
Për ata që kanë mbetur jetesa është e vështirë.
"Gjithë rinia po ikën. Kemi ngelur vetëm ne pleqtë" thotë një tjetër.
Dëshmi e shpopullimit janë edhe kopshtet e shkollat.
Në oborret e tyre ka më pak fëmijë.
Sipas të dhënave rezulton se në kopshtet e shkollat e Ballshit këtë vit ka rreth 400 fëmijë më pak.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

