Ujërat e zeza në mes të oborrit, në fshatin Turan të Korçës mungojnë kanalizimet për ujërat e zeza
Kjo është zgjidhja që kanë gjetur banorët e fshatit Turan të Korçës në mungesë të kanalizimeve të ujërave të zeza.
Gropat septike janë detyruar t`i hapin në oborret e banesave.
Paguajnë çdo taks por në fshat nuk ka pasur kurrë kanalizime.
Banorët i frikësohen përhapjes së infeksioneve e thonë se shpesh të vegjël e të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Tepër e vështirë situata bëhet në stinën e verës.
“Në verë qelbet dynjaja. Erë dhe mushkonja. Nuk rrihet.”
Thonë se u është premtuar investim vetëm në fushata elektorale, por fjalën e dhënë nuk e ka mbajtur askush.
“Kanë ardhur para zgjedhjeve.”
Pavarësisht ankesave të adresuara në institucionet e pushtetit vendor prej vitesh ,ky shqetësim i banorëve të Turanit nuk ka marrë kurrë zgjidhje.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
