“Së bashku për paqen” Ministria e Mbrojtjes dhe Ambasada Ukrainase organizojnë koncert bamirësie
Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare që përkon me dhe me shpalljen e Shqipërisë së Pavarur, ministria e mbrojtjes organizoi një koncert, ku performuan bandat simfonike të disa vendeve të botës. E veçanta e këtij eventi ishte fakti se paratë e mbledhura nga të pranishmit në Pallatin e Kongreseve do të shkojnë për Ukrainën.
110 vjetori i pavarësisë përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare dhe me këtë rast Ministria e Mbrojtjes së bashku me Forcat e Armatosura organizuan një koncert festiv në Pallatin e Kongreseve.
Në koncert performuan mbi 300 artistë nga orkestrat simfonike ushtarake të disa vendeve të botës si SHBA, Greqi, Slloveni, Kosovë, Kroaci dhe Maqedoni.
Edhe banda e forcave të armatosura shqiptare dha një performancë të jashtëzakonshme.
Ky koncert i ministres së mbrojtjes është i pari i këtij lloji. Me moton “Së bashku për paqen” të gjitha paratë e siguruara në këtë organizim do të shkojnë për në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.
