Tepelenë/ Po transportonin kontrabandë 2 emigrantë kundrejt fitimit, prangosen dy shtetas
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Road Guard 51".
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. D., 23 vjeç dhe D. N., 24 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luzatit", Tepelenë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip "Toyota", 2 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
