Tragjedi në Greqi, i riu shqiptar vret me plumb në kokë partneren: Isha në efektin e kokainës- FOTO
Një i ri shqiptar vrau me armë zjarri partneren e tij po shqiptare në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në Pire.
Siç raportojnë mediat greke, 25-vjeçari T.W ka qenë në efektin e drogës, konkretisht të kokainës, kur ka qëlluar të dashurën 19-vjeçare B.K brenda banesës që ata ndanin, në rrugën Vamva 18.
Pas një debati mes tyre, 25-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar në kokë partneren e tij teksa ajo ishte ulur në divan.

Më pas ai dyshohet se e ka fshehur armën në ngrirjen e frigoriferit dhe është dorëzuar në komisariat ku ka thënë:
“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren në banesë” .
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje ku gjeti trupin e vajzës fatkeqe në një pellg gjaku. Më pas dhe armën në frigorifer.

Autori mësohet se ka qenë gjithmonë tepër xheloz për partneren e tij, por këtë herë përleshja e ka çuar në vrasjen e saj.
Pasi ka marrë armën pistoletë, të cilën siç ka treguar ua kishte blerë prej një viti rumunëve, ai e ka qëlluar në kokë.

Sipas informacioneve, vrasësi punonte në një lokal në Troumba si banakier, ndërsa viktima punonte në një lokal në Kallithea.
Foto të tjera nga shqiptari nën akuzë për vrasjen e partneres



