Katar 2022, FIFA u ndalon tifozëve simbolet shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi
E paprecedent në Katar. FIFA nuk lejon tifozët shqiptarë të futen në stadium me flamurin e Shqipërisë apo të Kosovës për të ndjekur ndeshjen Zvicër-Serbi.
Burime të Ora News, bëjnë me dije se tifozët shqiptarë, të cilët po drejtohet drejt stadiumit 974 në Doha, nuk lejohet të kenë me vetë flamuj të Shqipërisë.
Ata që kanë veshur fanellën me simbole kuqezi apo me hartë të Shqipërisë ose Kosovës po detyrohen t’i heqin, ndryshe nuk do të lejohen të futen në stadium.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

