Tifozi “paraplegjik” ngrihet në këmbë gjatë festës së Argjentinës

Duhej të fitonte Argjentina dhe e bëri një gjë të tillë ndërsa në shkallë, tifozët bardhekaltër i dominuan ata polakë duke dhuruar një spektakël të pazakontë. Gjithsesi, përtej festës së bardhekaltërve, nga shkallët vjen një foto që e shëmton disi festën e mbështetësve te ardhur në Doha nga Amerika e Jugut.

Nga pamjet që kanë nisur të qarkullojnë orët e fundit, një mbështetës që ka hyrë në stadium me karrocë me rrota si paraplegjik, në momentin e festës ngrihet në këmbë dhe feston me të gjithë tifozët.

Në këtë rast, dy janë mundësitë; ose fitorja e Argjentinës ka bërë mrekullinë ose tifozi ka mashtruar forcat e sigurisë.