Luis Enrique “evitoi” atakun: Më mirë që nuk e mora vesh rezultatin e Kosta Rikës

Luis Enrique flet për mbrëmjen e çmendur të Kupës së Botës ku për 3 minuta Soanja ishtë jashtë fazës tjetër kur Kosra Rika ktheu në favorin e saj ndeshjen me Gjermaninë. Gjatë konferencës së shtypit pas Japonisë, trajneri i Spanjës deklaroi:

 “Në futboll nuk ka anë të mira apo të këqija. Në futboll ka merita dhe sot nuk jam aspak i lumtur, vërtet pse do të të mashtroj? Jemi kualifikuar, por doja ta bëja si i pari i grupit. Nuk mund të ndodhte sepse Japonia shënoi dy gola kundër nesh në pesë minuta dhe në 10 minuta na çarmatosi plotësisht.

Nuk e dija se do të eliminoheshim për një kohë të shkurtër. Nëse do ta kuptoja këtë, me siguri do të kisha pasur një atak në zemër”.