Kimich ka frikë nga e ardhmja si pasojë e dështimeve të Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 14:35
Gjermania jashtë Kupës së Botës për të dytin edicion rresht. Joshua Kimich, lider i skuadrës ka pësuar vetëm zhgënjime në botëror pasi në tre edicionet e fundit mes botërorëve dhe europianit, skuadra gjermane ka dështuar përherë dhe mesfushori i Bayern Munchen ka frikë se kjo do të ndikojë edhe në pjesën e mbetur të karrierës së tij.
"Kam frikë se mund të përfundoj në një vrimë të zezë. Gjatë 4 viteve të fundit kemi regjistruar vetëm zhgënjime".
