Gjermania jashtë! Spanja e shtyn skuadrën e Flick jashtë Kupës së Botës

Gjermania jashtë! Spanja e shtyn skuadrën e Flick jashtë
Një nga mbrëmjet më të çuditshme dhe të paparashikueshme të Kupës së Botës. Gjermania fiton ndaj Kosta Rikës 4-2 por paralelisht Spanja u mund nga Japonia dhe lejon aziatikët të ngjiten në krye të grupit, duke u bërë shkak në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë që 4 herë kampionët e botës të largohen për të dytin edicion rresht në fazën e grupeve të botërorit.

Në grupin E, u konsumua një dramë e vërtetë pasi Japonia dhe Gjermania kaluan të parat në avantazh por më pas Japonia kundër iberikëve rikuperoi dhe u ngjit në krye te grupit duke e mbyllur këtë fazë në vendin e parë dhe duke peshkuar për më tej Kroacinë.

Spanja në njëfarë mënyre mund të gëzojë për vendin e dytë me 4 pikë pasi do të ndeshet me Marokun, duke shtruar një rrugë më të lehtë pasi nëse parashikimet respektohen, eviton në çerekfinale edhe Brazilin.

Paralelisht, Gjermania kaloi momentalisht në disavantazh 2-1 por pasi e rriti ritmin në pjesën e fundit të ndeshjes, arriti të barazonte dhe të shënonte dy gola të tjerë që për fat të keq nuk i mjaftuan sepse e mbylli grupin me 4 pikë po aq sa Spanja por me golavarazhin dukshëm më të keq se iberikët të favorizuar edhe nga 6 golat e shënuar ndaj Kosta Rikës.

Zhgënjim i madh për Hansi Flick në aventurën e parë të botërorit me Gjermaninë që largohet sërish mes zhgënjimit nga një botëror.