Gjermania e prenotoi avionin për shtëpi përpara ndeshjes me Kosta Rikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 12:18
Një fund që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Gjermania e eleminuar në fazën e grupeve për të dytin edicion rresht dhe sigurisht që tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë largimin nga Katari kaq shpejt.
Sipas mediave gjermane, federata e kishte prenotuar fluturimin për t’u kthyer në vendlindje që përpara ndeshjes me Kosta Rikën, një detaj që e rëndon edhe më shumë situatën në kampin e skuadrës 4 herë kampione bote.
Gjermania do të mbërrijë në Frankfurt gjatë pasdites së sotme dhe kontestime ndaj lojtarëe e trajnerit mund të ketë edhe në aeroport.
