Olivier Bierhoff nuk mendon se është njeriu që duhet të sakrifikohet për dështimin e Gjermanisë

Pas eleminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, njeriu që vendos fytyrën e tij përpara publikut është drejtori teknik i Kombëtares, Olivier Bierhof. Jo pa siklet, ai i është përgjigjur gazetares së TV “Das Erste”, Esther Sedlaczek dhe ish-mesfushorit, Bastian Schweinsteiger.

“Nuk mungon një lider por efikasiteti gjerman. Mënyra se i u përballëm në këto tre ndeshje por edhe në botërorin e kaluar, është e gabuar. I nënvlerësuam ndeshjet.

Nuk e ndiej veten në rrezik sepse e mbuloj këtë pozicion prej 18 vitesh dhe vlerësimi duhet bërë për gjuthë këtë periudhë. Jam in qetë. Jam i zemëruar se si e përballuam ndeshjen e parë me Japoninë. Nuk duhej të kishim gabuar aq shumë raste në pjesën e parë. Skuadra nuk u shpërqëndrua nga çështja e shiritit One Love. Nuk është një temë që lidhet me çështjet sportive”.