Dramë për Uruguajin, Koreja e Jugut e kap "mat" në fund dhe kalon në fazën tjetër
Çfarë surprize edhe në grupin H të Kupës së Botës ku Koreja e Jugut "dogji" në minutat shtesë Uruguajin. Një gol në fund për aziatikët që kaluan 2-1 Portugalinë dhe e mbyllën grupin me 4 pikë aq sa Uruguaji dhe me diferencë golash të njëjtë, por me 4 të shënuar, ndryshe nga Uruguaji që shënoi vetëm 2 në këtë botëror.
Hwang Hee-chan i dhuroi ekipi nga gadishulli korean një biletë të papritur në minutën e parë të shtesës ndërsa Portugalia regjistron humbjen e parë në botëror.
Uruguaji dëmtohet rëndë nga kjo fitore e koreanëve pasi nuk arrin kështu në fazën tjetër të Kupës së Botës edhe pse kaloi 2-0 Ganën. De Arrascaeta shkëlqeu me dy gola në pjesën e parë. Amerikano jugorët zhvilluan një ndeshje me nivel duke i dhënë një leksion ekipit afrikan që bashkë me ta i jep lamtumirën Kupës së Botës.
Ndeshje me shumë ritëm në Doha ku ganezët humbën një 11-metërsh me Ayew të ndalur nga portieri, ndërsa menjëherë më pas Suarez goditi portën dhe topi i kthyer në kokën e De Arrascaetas përfundoi në rrjetë. Gol që zhbllokoi ndeshjen e skuadrës së Uruguajit që mori kontrollin e sfidës delikate duke shënuar me të njëjtin autor edhe pak minuta më vonë dhe duke luajtur si e kualifikuar për më shumë se 60 minuta.
Me këtë fitore skuadra bardhekaltër u ngjit në vendin e dytë me 4 pikë deri pak minuta nga fundi pasi surpriza erdhi nga ndeshja tjetër ku Portugalia humbi 2-1 me Korenë e Jugut pak km. më larg.
Ndeshje shumë e luftuar mes luzitanëve dhe aziatikëve kualifikohen në fazën tjetër. Sukses historik për Korenë e Jugut që pret të mësojë në darkë edhe emrin e kundërshtarit të radhës ndërsa Portugalia e mbyll grupin në krye me 6 pikë.
