Botërori “pret kokën” e parë, Roberto Martinez njofton largimin nga Belgjika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2022, 19:06

Dështimi i Belgjikës në Kupën e Botës ku u largua që në fazën e grupeve, pason edhe largimin e parë nga stoli. Roberto Martinez bën me dije se do t’i japë fund aventurës në drejtimin e “Djajve të kuq” që mbyllin ciklin e një brezi të talentuar oa fituar asgjë.
“Kjo ishte ndeshje ime e fundit me Belgjikën. Ka ardhur koha ta pranoj që këtu është stacioni i fundit”, deklaroi Martinez që e mori drejtimin e Bekgjikës në vitin 2016 duke e drejtuar deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018.
