Agnelli dhe ish-drejtuesit e Juventusit, zyrtarisht nën akuzë
Takimi i ardhshëm në gjykatë për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli dhe pjesën tjetër të ish-drejtuesve bardhezi.
Hetuesit kanë firmosur udhërin për të çuar përpara togave të zeza edhe zv-presidentin Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, Marco Re, Stefano Bertola, Stefano Cerrato, Cesare Gabasio, Maurizio Arrivabene, Francesco Roncaglio, Enrico Vellano, Stefania Boschetti e Roberto Grossi.
Çështja kryesore që vendos me shpatulla pas murit Juventusin janë plusvalencat artificiale që arrijnë deri në 155 milionë euro. Sipas kësaj logjike, Juventusi ka fshehur këtë shumë që në të vërtetë është shpenzuar por nuk është kanalizuar në rrugë ligjore për të evituar respektimin e rregullit të fair play financiar.
Në qëndër të hetimeve janë vënë edhe 19 milionë eurot që duhet t’i kthehen Cristiano Ronaldos në bazë të të famshmes “letër sekrete”.
