Argjentina spektakolare, shkatërron Poloninë por të dyja skuadrat kalojnë në 1/8

Ndodh edhe kështu, Polonia kualifikohet në dëm të Meksikës vetëm falë diferencës së golave. Në ndeshjet e grupit C u regjistrua një mbrëmje “thriller” ku Argjentina fitoi 2-0 ndaj Polonisë dhe e mbylli në vendin e parë duke peshkuar Australinë në fazën tjetër, ndërsa Meksika mundi 2-1 Arabinë Saudite duke barazuar me 4 pikë Poloninë. Kush u kualifikua? Polonia, sepse në diferencën e golave me Meksikën, europianët kanë bilanc me pozitiv me një gol më shumë në favor.

Verdikt i dhimbshëm por kjo është rregullorja dhe Polonia gjen më tej të parën e grupit D që është Franca me të cilën do të ndeshet në datën 4 dhjetor. Përsa i përket ndeshjes Argjentinë-Poloni, skuadra e Lionel Scalonit e shkatërroi në çdo front ekipin e Robert Lewandoskit që nuk e kaoi pothuajse në asnjë moment gjysmëfushën. Ndeshje me vetëm një drejtim ku Argjentina meritoi tërësisht fitoren me golat e Mac Allister dhe Alvarez.

Në takimin tjetër, Meksika dha gjithçka por edhe pse pësoi në fund, nuk mund të kalonte as me rezultatin 2-0 pasi e dënonte numri i kartonëve të verdhë me 7 kundrejt 5 të Meksikës. Në këtë mënyrë, Arabia Saudite dhe Meksika largohen me kokën lart nga Kupa e 22 e Botës.