Plas te Serbia, Vlahovic akuzohet për marrëdhënie intime me bashkëshorten e shokut të skuadrës
Plas skandali në radhët e Kombëtares së Serbisë ku Dusan Vlahovic dyshohet se ka nisur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e shokut të skuadrës, Predrag Rajkovic.

Sulmuesi i Juventusit që këtë botëror numëron vetëm 24 minuta të luajtura dhe sipas mediave ka një arsye të fortë pse trajneri e ka plasur në stol. Ai dyshohet se tashmë ësgtë lidhur me bukurishen, Ana Cakic, bashkëshortja e portierit rezervë të Serbisë. Vetë Vlahovic ka hedhur poshtë çdo akuzë dhe në prag të ndeshjes me Zcicrën ai u shpreh:
“Më vjen keq që më duhet ta nis këtë konferencë me këtë çështje por më duhet të flas sepse emri im është përfshirë. Ato që shkruhen e thuhen nuk kanë nevojë për koment sepse janë gjëra absurde. Mesa duket këta njerëz nuk kanë çfarë të bëjnë në jetë dhe janë shumë të frustruar.
Puna e tyre më e rëndësishme në këto momente është ajo kundër ekipit kombëtar. Jemi më të bashkuar se kurrë dhe unë do të ndërmarr aksione logjore. Në qarkullim ka njerëz pa asnjë arritje në jetë dhe ditë pas dite kanë vërtetuar se janë fiksuar me emrin tim”.



