Shoferja rimerr patentën e bllokuar me 70 mijë lekë rryshfet, arrestohet polici e sekseri

Një punonjës policie me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i Organeve Administrative Shtetërore është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Dyshimet janë se ai me ndërmjetësimin e një sekseri I ka kthyer patentën një shtetaseje para afatit të vendosur për bllokimin

Efektivi i policisë Alkid Ndreu, specialist i Policisë Rrugore dhe anëtar i Komisionit të Gjobave në varësi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës u arrestua në flagrancë një ditë më parë nga kolegët e tij, tek Agjensia e Mbikqyrjes Policore me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të dhënat e agjensisë tregojnë së 47 vjeçari ka përfituar një shumë prej 70 mijë lekësh përmes një sekseri më qëllim për ti dhënë patentetën një qytetareje, të cilën policia ia kishte bllokuar për një afat 3 mujor.

Me datën 24 nënëtor qytetares iu bllokua leje e drejtimit për shkelje rrugore. Sipas proçedurave, patentën do mund ta merrte më datën 17 shkurt të vitit 2023.

"Në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte lejen e saj të drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës" thuhet në njoftimin e sotëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Por për ta rimarrë më herët, kishte ndërmjetësuar me shtetasin Eduard Caka, i cili me anë të njohjeve të tija në polici kishte arritur ta rimerrte.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për këtë arsye ndaj tij rëndon akuza e korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit tek personat me funksione publike. Në gjendje të lire, por e përballur me të njëjtat akuza ndodhet edhe shtetasja B.D.

Policia ka sekuestruar dhe lejen e drejtimit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.