“Mos i ndodhtë më askujt!” Kampioni Indrit Çullhaj tregon momentin kur u ndesh me vëllain

Në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” Indrit Çullhaj tregoi për një ndër garat e tij më të veçanta në xhudo, atë ku kishte si kundërshtar  vëllain e tij.

Ai tregoi dhe reagimin e prindërve të tij lidhur me këtë kompeticion.

“Vëllai im u shkëput që unë të arrij garat e mia. Të arrij rezultatet e mia, se ai ka qenë sportiest shumë i mirë. E kam pasur dhe kundërshtar. Kemi qenë dhe në finale bashkë. Ky po rrihet një të Shkodrës, një të Lezhës deri kur shkuam në finale. Babi nuk ka dashur që ne të bëjmë ndeshje. Meqë unë i kisha rrjesht vitet kampion kampion tha më mirë lërja Indritit që të mbajë këtë ritmin. Se do të më dilte një humbje gjithë jetën.”

A e përmendni atë ndeshje?

“Po, një minutë kemi luftuar fort në atë ndeshje. Unë gjithë kohës ‘hahesha’ me tëp se me fitu ai. Në shtëpi kur kemi nisur sportin babi hiqte tavolinën dhe ne ndesheshim. Mami mos se u vratë! Kishte frik se mos dëmtohemi. Shtëpia një ring gjithë kohës.”

Çfarë ndjeve kur e munde vëllain?

"Ndjesi e çuditshme dhe mos i ndodhtë më askujt tjetër të ndeshet me vëllain. Në fillim donte të ndesheshim tamam por pastaj ma la fitoren.”

Si është të kesh vëllain trajner?

“Kur ke vëllain je shumë i fuqishëm. Ne kemi punuar 4 vite për të shkuar në Tokio. Unë kisha krisur brinjën që në minutë të parë por nuk e kisha kuptuar. Më jepte pak kurajo dhe po më merrej pak fryma. E hedh kundërshtarin dhe 10 sekondat e fundit të garës më jep një dhimbje të madhe dhe unë shtrihem dhe mbaj pjesën e krahut me dorë. Vëllai m thotë: Indrit qohu fort, kemi punuar 4 vjet për këtë ditë. Ka qenë garë me ndjesi të madhe. Vëllai është fuqi se nuk mendon gjëra të këqija. Kur jam me të kam shumë vetëbesim."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.