Champion! Indrit Çullhaj, shqiptari i pamposhtur me 100 medalje

Indrit Çullhaj, kampion Ballkani në xhudo është sportisti i cili na ka bërë të gjithëve krenar.

Vetëm pak ditë më parë ai ka marrë medaljen e 100-të.

Në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” Indrit Çullhaj tregoi rreth arritjeve të tij dhe se si arriti të marrë 100 medalje.

Si u ndjeve kur more medaljen e 100-të?

“Unë kam gati 15 vite kampion i vendit, për 15 vite kam ruajtur  një titull, nuk kam humbur kurrë në vendin tim. Si kampion kombëtar dhe si kupën e Shqipërisë ka 15 vjet që kam arritur ti marr. Medalja e fundit ishte kupa e Shqipërisë dhe kam bërë 3 fitore duke ruajtur titullin. Kam dëshirë të mbaj një rekord që nuk ka ndodhur më parë.”

Ku i mban gjithë këto medalje?

“I mbaj në shtëpi dhe i ruaj me shumë dëshirë pasi çdo medalje ka një kujtim. Çdo medalje ka një vuajtje një sakrificë, ka historinë e vet. Dhe kur të bëhem me fëmijë kam se çfarë të tregoj për ato medalje. Për shembull në kupën e Europës kam bërë 8 ndeshje, 8 fitore dhe di që ka qenë ndër ndeshjet më të vështira. Isha vetëm 15 vjeç dhe konkuroja dhe për të rritur.  Di që ka qenë ndër ndeshjet më të vështira dhe unë kam qenë aq i këputur saqë kur kam rënë në gjumë kam rënë  si i vdekur. Kam mundur sportist me emra të mëdhenj. Dikur kisha ëndërr të bëhesha si ato por edhi moment që i munda në garë.”

Ai thotë se në çdo garë që shkon shkon me qëllimin për të dalë më së miri.

“Indrit në krahun e tij të majtë ka një tatuazh ku shkruhet champion. Madje ai shprehet se “çdo gjë që do të hapë do të jetë vetëm me logon champion”.

Përveçse po lufton për të bërë emër ai tregon se e do fort vendin dhe tij dhe do ta përfaqësojë sa më denjësisht.

“Unë e festoj më shumë se çdokush tjetër festën e flamurit. Ta duash vendin tënd do të thotë të bësh vepra të mira për vendin tënd.”, tha ai.

Asgjë nuk arrihet lehtë, por sa mbështetje ka pasur Indriti në këtë rrugëtim?

“10 vite rresht nuk kishim asnjë mbështetje. 10 vite zero, asnjë mbështetje nga asnjë në vend as bashki as ministri. Shkonim nëpër gara privatisht dhe kemi pasur shumë sakrifica e vështirësi. Nuk donin as të na ftonin në gara. Ne vetë me miq e shok kemi punuar të marrim pjesë në gara. Puna jonë e madhe po na sjell një frymë të re në Shqipëri.”

Por mbështetja më e madhe është familja madje ai shprehet se “babi e mami dhe kur nuk kemi pasur mundësi thonin që ti çoje deri në fund ne do të mbështesim. Ne do të punomë të gjithë që ti të shkosh deri në fund.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.