Sa i vjetër është qytetërimi në Tokë - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako
Sa i vjetër është qytetërimi në Tokë – ishte tema e kësaj të enjteje në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.
Cako: Ka shkrimtarë që thonë se Hëna është një masë shkëmbore e sjellë nga alienët dhe nënë to ka derdhje të lëndëve radioaktive.
Hëna në qendër të saj është bosh dhe këto shkëmbinj në Hënë janë shumë më të vjetër se Toka. Këto mbështesin se Toka dhe qytetërimet e saj janë shumë më të vjetra se 5000 vitesh.
Shumë qytetërime kanë qenë shumë të mëdha para përmbytjes së madhe. Po të marrim parasysh Biblen dhe shumë libra të tjera, thuhet se historia është shumë më e vjetër.
Librat e Helena Blavatsky-t thonë se në Tokë kanë kaluar 5 epoka të mëdha qytetërimesh. Në epokën e parë njerëzit kanë qenë vetëm si frekuencë.
Epoka e dytë thotë ajo se ka qenë ajo e i hiperboreanëve. Edhe Platoni thotë se ka qenë një kontinent që quhej Thule, ku u bazua edhe teoria e racave e nazizmit.
Racat që kanë qenë në tokë, vendosën një karantinë dhe njerëzit do të ecnin me mënyrën e tyre dhe jashtëtokësorët u larguan pas një vendimi planetar, të cilin nuk e zbatuan Anunakët.
Raca e tjera pro-Tokës nuk goditën Tokën, por goditën planetin Nibirun dhe kërkuan që ata të tërhiqeshin.