Megatek, një muaj festë, një muaj ofertë

Muaji energjik dhe festiv i dhjetorit ka mbërritur. Atmosfera po ndihet çdo ditë e më shumë në rrugët e qyteteve, bare, restorante dhe shtëpi.

Zbukurimet plot drita dhe shkëlqim janë gëzimsjellës për të gjithë dhe sidomos për të vegjëlit, të cilët hyjnë në botën magjike të festave.

Në Megateg entuziazmi i festave ka ditë që ka filluar por ardhja e dhjetorit çeli sezonin "Një muaj festë, një muaj oferta", i cili prej vitesh mbush shtëpitë me çmimet më të mira.

Dritat e pemës u ndezën, muaji i dhuratave filloi. Presidenti i kompanisë Megatek, Dionis Teqja, u shpreh për klientët.

"Mbi 20 mijë artikuj të rinj çdo javë do të jenë në ofertë me çmime të mrekullueshme. Duhet të vini ti vizitoni çdo javë për të parë se çfarë produktesh të reja do të jenë në ofertë."

Çdo ditë në Megatek fëmijët do të mund të takojnë Babagjyshin, të bëjnë foto në këndin e tij dhe të përfitojnë dhurata.

Babagjyshi i Megatek filloi ndarjen e shumë dhuratave për fëmijët ndërsa pati dhe një premtim.

"Fëmijë do të më keni këtu në Megatek, bëhuni gati të bëjmë sa më shumë fotografi dhe të shpërndajmë sa më shumë dhurata."

"Një muaj festë, një muaj oferta" është tradita e Megatek për festa të lumtura këtë fundvit.