Qeveria i jep 3.2 milionë euro AKEP-it

Qeveria shqiptare ka miratuar buxhetin për autoritetin e komunikimeve elektronike dhe postare (AKEP), për vitin 2023.

Qeveria i ka kaluar AKEP-it shumën 381 500 000 lekë ose 3 254 604 euro.

Miratimi i këtij vendimi ka ardhur me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

“1. Miratimin e fondit të shpenzimeve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), për vitin 2023, në shumën 381 500 000 (treqind e tetëdhjetë e një milionë e pesëqind mijë lekë), sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Në mungesë dhe me porosi zëvendëskryeministri Belinda balluku” – thuhet në vendim.