Vlorë, ishte në kërkim për kultivim kanabisi, kapet 50-vjeçari i dënuar me 2 vite burg

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari në Vlorë.

Mësohet se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim.

Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.