Pësoi arresti kardiak teksa drejtonte motomjetin, humb jetën 45 vjeçari në Lushnje

Një 45 vjeçar ka humbur jetën ditë e sotme në Lushnje.

“Rreth orës 16:25, në lagjen "Kadri Qystri" Lushnjë,  shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.”, njofton policia

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekuilibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.