Ish-prokurori Nezir Gjoka bën pazare për t’i shpëtuar burgut e sekuestros. Si e kaloi “lumin” në Durrës

Në tavolinën e drejtësisë, ka përfunduar dhe ish-prokurori i Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka, i cili po bën çdo përpjekje për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor, për akuzat e shumta e të rënda që i ka bërë Komisioni i “Vetting”-ut në kallëzimin penal.

Pasi ia mbathi nga detyra, 3 ditë para përballjes në seancën e Vettingut, Nezir Gjoka mendoi se shpëtoi dhe nisi të menaxhonte 4 bizneset që ka në Durrës, të bënte sekserin te Kadastra Durrës ku ka gruan shefe sektori dhe te prokuroritë e gjykatat Durrës-Tiranë.

Por, ishin përfaqësuesit e ONM e detyruan komisionin e Vettingut, të procedonte penalisht ish-prokurorin e zhytur në korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës, me shumë pasuri të fshehura e deklarime false për to dhe kryerje veprash penale në dosjet e hetuara.

Prej 1 viti, pozicionet kanë ndryshuar: Nga ku bënte pazare e mbushte e thasët gjatë 20 viteve prokuror në Apelin e Tiranës, ish-prokurori Nezir Myftar Gjoka po afron pazare për të mbyllur dosjen e tij.

Duhet thënë, se në Prokurorinë Durrësit ku u depozitua kallëzimi penal për të, ish-prokurori Nezir Gjoka “e kaloi lumin”, nëpërmjet një akrobacie me zvarritje, që i bëri dosjes prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo).

Kjo, pa e hapur fare dosjen, më 26 korrik 2022 e përcolli për hetim në Prokurorinë e Tiranës, me justifikimin anti- ligjor, për gjoja “mungesë kompetence”, ndërkohë që në pazar me të kallëzuarin Nezir Gjoka e mbajti të bllokuar e pa asnjë hetim për 1 vit.

Kujtojmë dy fakte: Prokurorja Osmani i ktheu ish-prokurorit Nezir Gjoka, nderet që i ai kishte bërë në Prokurorinë e Apelit Tiranë, për disa familjarë e biznesmenë ku i punonte bashkëshorti Klinton Osmani, por edhe sepse gruaja e Nezir Gjokës, i ka kaluar dokumente false për 4 pronësi “problematike” në Kadastrën e Durrësit.

Prej 5 muajsh, dosja e tij penale është në proces hetimi në Prokurorinë e Tiranës, prandaj ish-prokurori Nezir Gjoka, çdo ditë të hënë, të mërkurë e të enjte lë bizneset ilegale që ka në Durrës e vjen në Tiranë, për t’i gjetur “marifetin” prokurorit të çështjes, Dritan Nushi.

Sipas kallëzimit penal, prokurori i Prokurorisë së Apelit-Tiranë, është kopje e Adriatik Llallës e Petrit Fushës, i pasuruar nga pazaret me dosjet gjatë hetimeve e në procese gjyqësore.

Mes të tjerash, është i njohur edhe për këtë akrobaci: sa herë që me gjyqtarët Alaudin Malaj, Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari etj., vendoste në favor të atyre që jepnin në shumë ryshfete, Nezir Gjoka bënte si i sëmurë deri sa kalonin afatet e ankimimit në Gjykatën e Lartë.

Madje edhe dorëheqjen nga detyra në muajin qershor 2022, Neziri e dha duke paraqitur një raport- ekspertizë mjeko-ligjore false, sikur gjoja  është me “sëmundje të rëndë”.

Por sipas raportit të Vetting e relacionit të ONM- SHBA, të vetmen “sëmundje” që ka ish-prokurori Nezir Gjoka, janë krimet që ka bërë me dosjet gjatë detyrës duke zhvatur qytetarët e biznesmenët që hetonte dhe zhdukjet e provave dhe pushimin e dosjeve të kriminelëve e trafikantëve.

Për këto bëma, do flasim në vijim me emra konkrete, mes tyre për marifetin e punësimit të djalit shef në OSHEE, të dy vajzave dhe të gruas në Bashki e më pas shefe në Kadastrën Durrës, duke lënë në “harresë” e mbyllur dosje korrupsioni zyrtarësh të lartë.

Do publikojmë edhe fakte, nga 8 relacionet gjatë viteve 2000-2020, që Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe e Pastrimit të Parave, kanë dërguar për të në ish-KLD-së e më pas në KLP e ILD, për lidhje me eksponentë të krimit dhe pastrim parash të vëna me korrupsion, sidomos me fakte nga Raporti “GP-Nr. 11879”, datë  31 tetor 2017, dërguar dhe ONM së Vetting-ut./Pamfleti