“Nesër seanca plenare më e rëndësishme e vitit”, Mziu: Me buxhetin është bashkangjitur dhe afera më e madhe
Në 9 muaj KLSH thotë se 10 milin euro janë vetëm nga institucionet zyrtare që vijnë për shkak të tenderimeve apo problemeve të tjera.
Deputeti i PD Xhelal Mziu në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se shifra aktuale me shumë mundësi është dhe më e madhe se aq.
Xhelal Mziu: 10 milion më duket një shifër jo reale jam shumë i bindur se janë shumë më shumë sesa aq. Kujtoj 8 vitet e para të qeverisjes që ishin vjedhur 7.2 milion për shkak të abuzimeve nga tenderat që ishin konstatuar nga KLSH. Ndoshta dhe më shumë se 100 milion euro janë abuzimet e bëra në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo qeveri, pa llogaritur dëmet e tjera që mund të ketë shkaktuar kjo qeveri.
Sipas Mziut në vend bëhen investime që janë totalisht abuzive si incineratorët dhe PPP-të e shëndetësisë si dhe projekti për portin e Durrësit, ndërsa Rama është fiksuar te propaganda.
Xhelal Mziu: Bëhen investime që janë totalisht abuzive si incineratorët dhe PPP-të e shëndetësisë si dhe projekti për portin e Durrësit. Ky është një kryeministër që është fiksuar te propaganda. Dhe atë ditë që kishte një dhimbje në Shkodër ai dilte e thoshte që do të sekuestrojmë disa banesa. Janë ndërtuar më shumë se 300 mijë ndërtime të tjera të paligjshme. Nesër është seanca më e rëndësishme e një viti dhe bashkë me buxhetin është bashkangjitur dhe afera më e madhe e këtij viti që do të jetë porti i Durrësit.
Gazetari: Pse e kundërshtoni portin e Durrësit?
Xhelal Mziu: Është bërë me procedurë të përshpejtuar. Jo pa qëllim, nuk ka pasur asnjë lloj informacioni dhe vetëm 24 orë më parë na kanë sjellë një kontratë me më shumë se 100 faqe. Është një kompani e re, kemi kompani ofshore, nuk po ndërtohet një port por po ndërtohet një qytet. Nuk kemi të bëjmë me një port por me ndërtimin e një qyteti ku ishte porti i Durrësit. Po bëhet një mega aferë e jashtëzakonshme dhe shteti shqiptar nuk ka luajtur qoftë dhe rolin e një pronari që thotë se me sa për qind e jep tokën. Problematikat janë të jashtëzakonshme.
