Helidon Bushati dhe Lefter Gështenja, kërkojnë heqjen e akcizës për gazin e lengshëm
Deputët e PD-së Helidon Bushati dhe Lefter Gështenja, kërkojnë heqjen e akcizës për gazin e lengshëm.
Propozimi i tyre do të dorëzohet në kuadër të diskutimi për buxhetin dhe paketën fiskale.
Pra nga ana e tyre kërkohët një ndryshim i projektligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
"Së pari, agresioni rus në Ukrainë ka sjellë një rritje të përgjithshme të çmimit të hidrokarbureve, si dhe kostove të furnizimit me energji. Kjo ka sjellë një rritje të përgjithshme të çmimeve me efekt zinxhir, të cilat kanë rënduar kryesisht mbi buxhetet familjare.
Së dyti, kostot e rritura për konsumatorin familjar pas vendosjes së akcizës 6 lekë për litër, hyrë në fuqi në vitin 2022, dhe në vijim të kërkesave të shoqatave të biznesit, propozojmë shfuqizimin e akcizës për gazin e lëngshëm.
Efekti negativ financiar në buxhetin e shtetit, është lehtësisht i përballueshëm nga ulja në të njëjtën masë e
shpenzimeve për rikonstruksione dhe mobilime zyrash të administratës shtetërore.", thuhet në amendamentin e firmosur nga ana e tyre.
