Rinas, tentoi të kalonte 15 mijë paundë padeklaruar, procedohet penalisht 26-vjeçarja nga Kosova
Evidentohet dhe goditet një rast i mos deklarimit të të hollave në Rinas ku janë sekuestrohen 15 000 paundë britanikë.
Gjatë këtij operacioni është proceduar penalisht 26-vjeçarja nga Kosova që nuk i deklaroi gjatë kalimit në kufi dhe kontrollit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.” – njofton policia
Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
