Sërish bomba ruse në Kherson

Bombat ruse vazhdojnë të bien në Ukrainë dhe autoritetet e Kievit raportojnë se kanë gjetur më shumë se 700 trupa, nga të cilët më shumë se 90% e civilëve, në zonat e çliruara në rajonet e Kharkiv, Donetsk dhe Kherson.

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e nëntë të saj, ushtria ruse ka bombarduar Khersonin, nga i cili u tërhoq tetë ditë më parë, ndërsa në qytet kanë shpërthyer zjarre.

Mbi 700 trupa janë gjetur në territoret e çliruara të rajoneve Kharkiv, Donetsk dhe Kherson në dy muajt e fundit, ndërkohë që 90% e trupave të gjetur u përkasin civilëve.

Mediat ndërkombëtare raportojnë një detaj shqetësues: gjatë bombardimeve të qyteteve të Ukrainës më 17 nëntor, trupat e Moskës përdorën një raketë KH-55, e cila zakonisht përdoret si një bartës për armë atomike, por që i kishin zëvendësuar kokën.

Për këtë analistët janë të ndarë, nëse bëhet fjalë për një kërcënim, që nuk kanë munguar nga Moskë, apo është një mbetje ushtarake.

Forcat ukrainase mund të kthehen në Krime deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë deri në pranverë. Volodymyr Havrylov, një gjeneral-major në pension tha se trupat ukrainase duhet të vazhdojnë të luftojnë gjatë dimrit, duke shfrytëzuar vrullin e tyre, pavarësisht kushteve të vështira, me temperatura të ulëta dhe rraskapitje. Ai është i mendimit që çdo pauzë në operacionet do t'i jepte palës ruse një shans më të madh për të rimbushur rezervat e tyre dhe për të sjellë përforcime.

Pothuajse 9 muaj pas fillimit të konfliktit, me ardhjen e të ftohtit, kushtet e banorëve në Ukrainë pritet të bëhen edhe më kritike për shkak të mungesës së strehimit dhe nevojave elementare si ushqim, ujë dhe energji elektrike.

SHBA theksoi se “nuk do të hyjë në bisedime me Rusinë për paqen pa qenë pjesë e tyre Kiev”. Ndërkohë, kompania elektrike e Kievit ka nisur një apel për ukrainasit: “Kush mund të largohet nga vendi, spitalet kanë nevojë për dritë”.

Moska dyshohet se ka arritur një marrëveshje me Teheranin për të filluar prodhimin e dronëve pa pilot në territorin rus, për të shmangur sanksionet.