Dëbora thyen rekordet në Nju Jork

Rreth 1,8 metra dëborë kanë rënë në disa zona të shtetit të Nju Jorkut duke paralizuar trafikun ajror dhe atë rrugor. Dëbora e së shtunës shënoi disa rekorde njëherazi për shkak të dendësisë. Tre persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Rekord reshjesh dëbore me rreth 1,8 metra janë regjistruar në dy vende në Buffalo sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në shtetin e Nju Jorkut.

Dëbora që ka rënë prej disa ditësh e ka bërë qarkullimin në rajon të vështirë, duke shkaktuar bllokimin e rrugëve, ndalimin e drejtimit të automjetit si dhe anulime të fluturimeve një javë përpara festës së Falenderimeve.

Mbrëmjen e së shtunës, Shërbimi Kombëtar i Motit se reshjet që pritet të bien do ta përkeqësojnë më tej situatën.

Autoritetet po përpiqen të nxjerrin në anë të rrugës automjetet e bllokuara që kanë ngecur ose janë përfshirë në aksidente për shkak se shoferët udhëtuan gjatë stuhisë së dëborës.

Aeroporti ndërkombëtar i Bufalos vendosi një rekord ditor të reshjeve të borës, mbi një gjysmë metri duke thyer rekordin e vitit 2014 prej rreth 20 centimetrash.

Reshjet renditen si të pestat për nga intensiteti në një ditë të vetme në rang global dhe të dytat më të larta në të gjithë botën për muajin nëntor.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se shteti ishte në gatishmëri për stuhitë e pasdites të së shtunës dhe se ekipet kanë punuar pa u lodhur për të menaxhuar situatën.

Moti apokaliptik nuk i ka gjetur të përgatitur banorët e Buffalos të cilët luten që këto ditë të vështira të kalojnë.

“Nuk më pëlqen por duhet të bëjmë çfarë të mundemi, nuk kemi ç’të bëjmë kjo është nëna natyrë. Duhet t’i lutemi Zotit dhe të qëndrojmë në shtëpi, njerëzit janë duke vdekur. Dua të shoh diellin, fëmijët që dalin jashtë. Dimri nuk është për mua.”

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe temperaturave disa gradë nën zero kanë humbur jetën tre persona si pasojë e atakut kardiak.