Tokaev rizgjidhet president i Kazakistanit

Edhe pse Kazakistani pa protestat më të këqija ndonjëherë në të cilat mbetën të vrarë mbi 230 persona, presidenti Tokaev është rizgjedhur në krye të shtetit. 69-vjeçari mori shumicë absolute votash.

Kasëm Zhomart Tokaevështë rizgjedhur president i Kazakistanit, shtetit më të madh të Azisë Qendrore.

69-vjeçari, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, mori 81.31 për qind të votave.

Rezultati ishte i pritshëm, pasi pesë kundërshtarët e Tokaevit ishin pak të njohur për publikun.

Asnjëri prej tyre nuk shënoi mbështetje dyshifrore në votim, ndërsa 5.8 për qind e votuesve votuan kundër të gjithë kandidatëve.

Komisioni zgjedhor tha se në zgjedhjet e së dielës kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e qytetarëve, prej 12 milionë votuesve me të drejtë vote.

Kazakistani u zhyt në kaos gjatë protestave në janar të këtij viti, prej të cilave mbetën të vdekur 238 persona.

Tokaev, i cili drejtonte vendin në atë kohë i shtypi me dhunë kryengritjet.

Ai e përshkroi dhunën e janarit si një tentativë për grusht shteti.

Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, u shndërruan në trazirat më të këqija që shteti ka parë në 30 vite pasuri.