NASA: Njerëzit do mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata

Gara mes superfuqive, Amerikës dhe Kinës, ka sjellë që të dy vende t’i kthejnë sytë nga hapësira. Së fundmi, amerikanët lëshuan me sukses një nga anijet e tyre më të fuqishme kozmike dhe, sipas NASA-s, tani fillon edhe ndërtimi i stacionit hapësinor në Hënë, ku do të banojnë njerëz.

Amerikanët kanë dërguar me sukses në hapësirë javën që shkoi një nga anijet më të fuqishme kozmike të tyre, Artemis 1.

Misioni pa ekuipazh që do të kryejë mision rreth Hënës, sipas shkencëtarëve amerikanë do t’i hapë rrugën fluturimeve të tjera me ekuipazh me austronautë për në Hënë.

Hoëard Hu, zyrtar i lartë i NASA-s dhe menaxheri i programit Orion, tha se nisja e raketës Artemis ishte një "ditë historike për udhëtimin njerëzor në hapësirë. Është hapi i parë që po bëjmë për eksplorimin afatgjatë të hapësirës, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për botën, tha ai.

Një pyetje që ka ngërthyer mendjen njerëzore që se shkeli këmba e Armstrongut në Hënë, është se kur do të mund të krijohet një stacion që njerëz të banojnë në satelitin e Tokës.

Për shkencëtari amerikan, kjo dekadë do të sjellë zhvillime të vrushme hapësinore, kur amerikanët do të dërgojnë njerëz që të banojnë në Hënë dhe të kryejnë atje eksperimente shkencore.

Në krahun tjetër, në këtë betejë të ethshme për hapësirën janë përfshirë edhe kinezët. Ata kanë ndërmarrë me sukses operacione të shumta hapësinore dhe kanë gjithashtu në plan për të ndërtuar stacionet e tyre hapësinore.

Gara sapo ka nisur mes dy superfuqive