Republikanët mes Trump e DeSantis

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nuk do të jenë vetëm një garë mes demokratëve dhe republikanëve. Disa nga këta të fundit kanë intensifikuar dyshimet se guvernatori i Floridës Ron DeSantis mund të sfidonte Donald Trump në primare. Mundësia do të ishte e favorshme për Desantis, por megjithatë republikanët e kanë përgjigjen se për kë do të votonin.

Tani që Donald Trump shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 të gjithë sytë janë te primaret brenda republikanëve dhe përballja e supozuar me guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

Ky i fundit nuk ka deklaruar se do të garojë ende, megjithëse mund të thuhet se ai me gjasë do të hidhte kapelën e tij në ring duke konsideruar popullaritetin e tij i cili u rrit pas rizgjedhjes së tij si kreu i shtetit të Floridës këtë muaj.

Guvernatori DeSantis, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet një kandidat i shkëlqyer presidencial një ditë dhe ai mund të jetë edhe një zëvendëspresident i shkëlqyeshëm për Trump.

Por nëse zgjedhja është mes dy burrave për vitin 2024, Trump mund të jetë fituesi i garës.  

Ai ka përvojën politike dhe jo vetëm në kuptimin e parë, pasi ai ishte një biznesmen që zotëronte miliarda përpara se të merrte Shtëpinë e Bardhë.

Trump është përballur që nga viti 2017, kur u fut në zyrën Ovale me sulme nga Partia Demokratike, si dhe ajo republikane, në të cilën ai aderon.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Trump ka qenë nën persekutimin e medies, përmes censurimit dhe sulmeve të njëpasnjëshme.

Mos tërheqja e Trump pas gjithë këtyre sulmeve bëri që miliona amerikanë të votonin për të.

Guvernatori i Floridës vjen nga ushtria dhe ai ka qenë tepër i suksesshëm në shtetin e tij, duke implementuar të gjitha politikat konservatore nëpër shkolla e institucione të tjera.

Deri këtu, parimet e DeSantis dhe Trump janë të njëtrajtshme.

Edhe pse DeSantis gëzon respekt nga republikanët, më së shumti nga ata që janë kundër rikandidimit të ish-presidentit, beteja për të mundur Trump do të ishte në kufijtë e së pamundurës.

Në çështjet gjeopolitike nën Administratën Trump nuk pati luftëra të reja, ai arriti paqen në Lindjen e Mesme dhe ishte në gjendje të komunikonte me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Xhong-Un.

Ai iu kundërvu Kinës e cila vijon të sfidojë sërish Shtetet e Bashkuara.

Nën moton ‘America First’, Trump mundi të forconte ekonominë amerikane, e cila është në përkeqësim nën zotin Biden.

Për 2024-n, republikanët do të duhet të zgjedhin mes një guvernatori të madh dhe një presidenti të madh.

Trump e ka shënjestruar DeSantis, pas zërave në rritje që i bëjnë thirrje guvernatorit të kandidojë kundër Trump në primare.