Në Kherson rifillon normaliteti i paraluftës, por banorët vijojnë të jenë vigjilentë
Jeta ka rinisur sërish për banorët ukrainas të qytetit të Kersonit, megjithëse javën e kaluar ata u gjendën nën bombardimet ruse. Qytetarët kanë marrë masa për t’i bërë ballë një faze tjetër lufte.

Një javë pasi qyteti Kherson u granatua nga forcat ruse, banorët e qytetit të çliruar thonë se do të përgatiten për një hallkë tjetër lufte.
Disa nga masat që kanë ndërmarrë janë këto.
"Diskutuam me shefin dhe vajzat që të qëndrojmë në një dyqan tjetër si ky. Vendosëm të rrimë së bashku dhe të shohim se ç’do të sjellë dita për ne.
Unë kam një shtëpi në fshat në bregun tjetër, poshtë lumit Dnjepër. E kam ndërtuar vetë, kemi një sobë, bateri diellore, gjenerator, karburant të mjaftueshëm.
Ditën e shpërthimeve, po punoja në një dyqan dhe dëgjuam shpërthimet dhe vrapuam menjëherë për në dollap u fshehëm aty dhe pritëm," thonë ata.
Qyteti që deri para 10 nëntorit ishte nën pushtimin rus i është kthyer normalitetit.
Ky supermarket sapo u hap.
Drejtuesit e biznesit e kanë lënë të mundur marrjen e ushqimeve falas për banorët që nuk kanë para.
Qytetarët thonë se ata që kanë para duhet të sakrifikojnë.
"Është e mundur të marrësh ndihma humanitare në një nga rreshtat, por është më mirë të blesh atë që të nevojitet kur ke para dhe të lësh ndihma humanitare për ata që s’munden," thonë ata.
Banorët thonë se çmimet nën okupimin rus ishin tri herë më të larta dhe shumë ushqime nuk mund t’i gjeje në treg.
Qyteti ukrainas ishte ndër të parët që ra në duart e rusëve, për të cilin Rusia firmosi aneksimin e të gjithë rajonit me të njëjtin emër, së bashku edhe me Zaparozhian, Luganskun dhe Donjeckun.