Musk njofton ripranimin e Trump në Twitter
Mbi 15 milionë përdorues të Twitter janë bërë pjesë të një votimi që kreu i platformës hapi në lidhje me rikthimin e Donald Trump në rrjetin social. Shumica e tyre e mbështeti heqjen e pezullimit pas së cilës Elon Mask e riktheu llogarinë e ish-presidentit. Pritet vendimi i Trump.
Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump është rikthyer pas një votimi me mbi 15 milionë përdorues të Twitter.
“Njerëzit folën. Trump do të rikthehet. Zëri i Popullit, Zëri i Zotit.”
51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve votuan për rikthimin e Trump.
Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës pas trazirave në Kapitol.
Megjithatë ish-presidenti mund të mos kthehet në platformë.
Më herët ai ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për ta bërë këtë, pasi ai lançoi platformën e re ‘Truth Social’.
Trump do të donte ta kthente megafonin e tij. Twitter ishte aplikacioni i tij i preferuar, një platformë që ai përdori për të mbledhur mbështetjen dhe për të dominuar ciklin e lajmeve.
Por nëse ai rikthehet në platfromë, do të ishte vështirë ekzistenca e Truth Social e cila u hap pikërisht për të kundërshtuar censurimin e Trump në Twitter.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk e bleu Twitter në muajin tetor dhe që atëherë u zotua që ta kthejë platformën në një rrjet demokratik pa censurime.
Mijëra përdorues i kishin bërë thirrje për të hequr pezullimin e Trump, të cilës Musk iu përgjigj me një votim, duke shtuar ‘Vox Populi, Vox Dei’, ose Zëri i popullit, zëri i Zotit.
Nga 15 milionë votues 51,8% votuan pro heqjes së pezullimit, votimi mbaroi në orët e para të ditës së diel.
