Tërmet 5.6 ballë në Indonezi, 44 viktima
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 10:46
Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 44 njerëz, raporton AFP.
"Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani 44 njerëz kanë vdekur", tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.
Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku banorët vrapuan nëpër rrugë në panik.
Si pasojë e lëkundjeve të forta janë dëmtuar mijëra shtëpi dhe është shkaktuar rrëshqitje dheu.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën Unaza e zjarrit e Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku pllaka të ndryshme në koren e tokës takohen dhe krijojnë një numër të madh tërmetesh dhe vullkanesh.