Hakerat publikojnë të dhënat e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2022, 20:46
Faqja ‘Homeland Justice’ ka vazhduar me publikim e të dhënat personale të drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ata kanë publikuar gjeneralitetet e tij, foto dhe dhëna të tjera, qysh nga numrat e telefonit deri tek lëvizjet dhe daljet jashtë vendit.
Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë pas largimit nga policia e shtetit si drejtori i saj, hakerat publikuan edhe të dhënat e pasaportës, pjesëtarët e familjes, numri i telefonit dhe hyrje-daljet të Gledis Nanos.
