A po ndjek hapat e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku? Rudina Hajdari tregon çfarë fshihet pas këtij grupimi

Ndryshimet në Partinë Demokratike kanë krijuar konfuzion dhe paqartësi për shumë qytetarë dhe jo vetëm, edhe për vetë deputetët e kësaj partie. Rudina Hajdari e pyetur për shumë figura të PD, u ndal edhe tek Jorida Tabaku, nëse ajo po ndjek ose jo hapat e Lulzim Bashës.

Dajana: A po ndjek hapat e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku?

Rudina Hajdari: Ajo është pjesë e atij grupimi dhe mesa kam kuptuar unë përçarja e opozitës në tërësi nuk ka lidhje me Joridën nga ana logjike apo strategjike sepse kam qenë aty dhe e kam parë edhe pse qëndrimi në parlament për mua ishte një çeshtje parimore, ndërsa sot është një gabim historic dhe po vuajmë pasojat e atyre gabimve, siç janë diegia e mandative dhe pastaj bojkotimin e zgjedhjeve.

Edhe pse qëndrimi në parlament ishte i drejtë kishte një lloj benefiti për qeverinë në atë kohë, për Ramën. Edhe pse më vonë unë isha një politikane e re dhe i kuptova këto makinacione politike më vonë, por vetia ime brenda partisë ishte reforma zgjedhore, pra zgjodha diçka dhe i qëndrova deri në fund.

Ata kanë kundërshtarë shumë të mirë, por iu garantoj që opozita nëpërmjet përpjekjeve që po bën , protestive, kandidatëve, primareve serioze që do jenë pjesë e zgjedhjeve locale do të ketë një ndryshim kolosal përsa i përket angazhimit të opozitës dhë fitores së saj në tërësi.

Fatkeqësisht ekziston edhe një opozitë e vogël e tavolinës në parlament dhe me përçarjen që i kanë krijuar opozitës, në fakt e gjitha kjo do të jetë në disfavorin e tyre në fund të fundit.

Edhe ata kanë një mision, një karrierë dhe me vjen keq që tani nuk e kuptojnë se në momentin që je i përfshirë ku disa e bëjnë pa dashje, disa janë të blerë, pra varet nga dinamika sesi mund të shkojnë aty brenda.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: