Protesta e PD-së më 6 dhjetor kur në Tiranë mbahet samiti i BE? E vendos kryesia, por ja mendimi i Berishës

Opozita do të presë me protesta dhe me denoncime ndaj qeverisë, pjesëmarrësit në Samitin e Ballkanit Perëndimor ku do të jenë pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të BE.

Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat theksoi, se do të ketë një formë për paraqitjen e problemeve të shqiptarëve.

Sali Berisha: Sot është mbledhja e kryesisë dhe unë do të sugjeroj protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë për të paraqitur këto problem të tmerrshme që po përballen qytetarët. Në mënyrën më paqësore dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie veçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive të vendeve të BE-së por duke nderuar Shqipërinë në një përfaqësim tjetër që bën Edi Rama. Cila do të jetë dita do ta përcaktojë kryesia e Partisë por është rast për çdo shqiptar.Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një.

Arrestimet për incineratorët Berisha i konsideroi si mbyllje të dosjes por pa emrat kryesore.

Sali Berisha:“Për tja u shitur shqipatëve si aferë e disa nënpunësve, punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigande krimi ekonomik të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmeti,Erjon Velisë dhe Lefter Kokës, e shtyn kryeministrin e vendit të firmosë pam,pam,pam e fap,fap,fap”

Sa i përket asaj që e konsideroi aferën më të madhe, kreu i PD theksoi se do të mbahen shënim kompanitë që do të përfshihen në portin e Durrësit.

Sali Berisha:“Shikoni deri ku e çon babëzia, e lakmia e tij për portin e Durrësit, të mashtroj publikishtë qytetarët shqiptarë se kësaj kompanie i është besuar ndërtimi i një, Manhatani në Zagrep, se ço kompani ndërtimi që do marë pjesë në këtë projekt do të bllekinstohen” tha Berisha

Një tjetër akuzë, ai hodhi dhe për koncesionin e ri të rrugës.

Sali Berisha: Vetëm këta mund të nxjerrin, po sa miljon? Thoni ju! 20 miljon euro. Hap Ballukja tenderin e skarpateve ja jep kompanisë Gjoka”

Duke folur për hetimet e autoriteteve Spanjolle për call centerat në Shqipëri, Berisha edhe një here, deklaroi se pas skemës qëndron vëllai i kryeministrit Edi Rama.