Protesta në Divjakë, nis hetimi për 5 protestues, mes tyre dhe kryetari i PD-së Lushnje

Për pesë protestues që ishin pjesë e protestës së djeshme në Divjakë ka nisur hetimi për mosbindje ndaj policisë për të zhbllokuar rrugën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Eduard Sharka, 64 vjeç, Julian Meco, 46 vjeç, Naun Gjini, 71 vjeç, Denis Prifti, 29 vjeç dhe Leonidha Gjini, 64 vjeç.
"Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

