Incineratori i Fierit, avokati i Ymerajt: 7.4 mln lekë nga shoqëria e tij, aty ka patur 500 kompani
Avokati mbrojtës i Juri Ymerajt, njëri prej personave të shpallur në kërkim për Incineratorin e Fierit ka folur në një komunikim me gazetarët mbi klientin e tij.
Loren Liço deklaroi se akuzat ndaj Ymerajt janë të pabaza. Ai deklaroi se punimet e shoqërisë së Ymerajt në Incineratorin e Fierit janë thuajse të papërfillshme, krahasuar me punimet që janë bërë në këtë incinerator, duke marrë parasysh se aty janë përfshirë rreth 500 shoqëri që janë kontraktuar.
"Akuzat për ne janë krejtësisht të paqena dhe të pabazueshme në hapsirë e kohë, veprimet që kanë ndodhur dhe kontaktet me familjarë e të afërm kush mundet ta implikojë është e pamundur.
Fakti dhe arsyeja se pse kanë kërkuar një masë kaq të rëndë për të na ka bërë habi pasi ka 2 vjet që hetohet. Është paraqitur pranë prokurorisë në këto 2 vjet më shumë se 15 herë. Ka dalë jashtë shtetit për disa probleme shëndetësore ku ka vendosur në dijeni dhe prokurorinë për këtë pjesë.
Është absurde të vendosësh një djalë të kësaj moshe pa lidhje familjare me këtë aferë.
Z. Ymeraj ka qenë administrator i një shoqërie, një nga 500 shoqëritë që kanë kontrktuar shoqërinë që përfaqëson incineratorin e Fierti. Me kontrata të rregullta, me fatura të rregullta siç janë marrë dhe pagesat e rregullta ëpr shkak të shoqërisë së tij tregtare. Arsyeja se sa dhe si mund të lidhen këto veprime bankare për ne është një kontradiktë.
Punimet që janë bërë nga kompania e tij në këtë incinerator kanë qenë në një vlerë të papërfillshme në raport me punimet që janë bërë në incinerator. Konkretisht 7.4 milion lekë.
A do të kthehet në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë?
Padiskutim, ai ka qenë gjithmonë në dispozicion të përballet me drejtësinë dhe besoj do të jetë në të tilla situata deri në përfundim të hetimit," tha ai.
