Incineratori i Fierit, SPAK vendos "Arrest me burg" për të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për 5 të arrestuarit, për incineratorin e Fierit.

Pesë personat u arrestuan më 16 Nëntor 2022.

Bëhet fjalë për: Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi.

Ndërkohë kjo masë sigurie është dhënë në mungesë edhe për 6 personat e tjerë që nuk janë arretsuar, pasi nuk janë gjetur në banesa.

Bëhet fjalë për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, Arjola Kodra, Luran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione.

"Sa i takon rolin të të arrestuarve ata janë përfshirë në incineratorin e Fierit. Arben Dervishaj ka kolauduar me firmën e tij punimet e incineratorit dhe sipas Prokurorisë së Posaçme ka bërë konkludime fiktive në vlerën e 4 mln eurove.

Ndërkohë rol të tillë kanë pasur edhe personat e tjerë që në bashkëpunim me njërit-tjetrin kanë krijuar firma fantazëm duke faturuar punime të papaguar duke marrë dhe TVSH për këto punime.

Ndërkohë që të arretsuarit nuk janë personat kryesorë në këtë incinerator. Personat kryesorë janë të shpallur në kërkim. Në gjykatë janë vetëm ata që kanë pasur role dytësore," raportoi gazetarja e Ora News Keti Banushi.