Nuk ndalet revolta për traun, banorët e Divjakës marshojnë drejt Parkut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2022, 10:54
Protesta e banorëve të Divjakës kundër vendosjes së traut me pagesë në Parkun e Divjakës po vazhdon në ditën e dytë të saj.
Teksa ditën e djeshme u shoqërua me përplasje dhe konfrontime fizike me policinë, sot ata kanë nisur një marshim nga qyteti i Divjakës drejt detit me moton: Drejt Pyllit të Lirisë.
Dje ata hoqën me forcë traun dhe bileterinë e vendosur në hyrje të Parkut të Divjakës.
