Trau me pagesë në Divjakë, Korreshi: Nëse e hanë këta banorë, do ta hajë e gjithë Shqipëria

Banorët e Divjakës po zhvillojnë në këto momente një marshim në shenjë proteste kundër vendosjes së traut me pagesë në Parkun e Divjakës.

Pjesë e këtij marshimi ishte dhe deputeti i PD-së Saimir Korresshi i cili u shpreh se taksa është vendosur për ajrin e pastër e nëse është vendosur në këtë park do të vihet dhe në çdo vend tjetër të Shqipërisë me ajër të pastër.

"Pse ajo taksa prej 10 mijë lekësh që do të mbildhet këtu në ditë, do të rregulloka gjithë atë park e atë kurorë që është ruajtur nga këta banorë. Pse kujtoni ju se i ka ruajtur qeveria këtë florë e faunë që është këtu. e di se çfarë janë 10 mijë lekë që mund të mblidhen këtu në ditë për shtetin shqiptar? Ato nuk shërbejnë as për karburantin, se kuptoj.

Këta janë duke matur pulsin e këtyre njerëzve. Është thjeshtë një taksë ajri që kishte ngelur pa marrë. Sot këtu vihet vetëm për ajër të pastër. Nëse do ta hanë këta banorë këtu, do ta hajë gjithë Shqiëpria këtë lloj takse. Është e vetmja rrugë që të çon në plazh publik. Ku është llogjika," tha Korreshi.