Dhunohet gazetari Adriatik Doçi në rrugën "Bavaria", në Kamzë

Gazetari Adriatik Doci, është goditur me grusht ditën e sotme në Kamzë.

“Rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën "Bavaria", një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar”, njofton policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.